Autoritetet e Moskës kanë arrestuar 11 persona, 4 prej të cilëve morën pjesë drejtpërdrejt në sulmin terrorist në koncertin “Crocus” , sipas informacionit të dhënë nga kreu i FSB në Kremlin dhe riprodhuar nga RIA Novosti.
Për arrestimin e terroristëve, kreu i shërbimit inteligjent rus, Aleksandër Bortnikov , e ka informuar Vladimir Putinin për këtë .
“Drejtori i FSB-së i raportoi Putinit për arrestimin e 11 personave, duke përfshirë katër terroristët që morën pjesë drejtpërdrejt në sulmin terrorist ”, tha zyra presidenciale. Numri i të vdekurve ka shkuar në 93.
Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murasko tha në orët e para se 115 persona janë shtruar në spital, pesë prej tyre fëmijë . Muzikantët e grupit Picnic nuk u lënduan gjatë të shtënave, tha menaxheri i tij Yuri Chernyshevsky për TASS. Presidenti rus Vladimir Putin u uroi “shërim të shpejtë” të plagosurve në sulm, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.
Organizata xhihadiste Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, përmes një postimi në Telegram . Zyrtarët amerikanë kanë nxituar të konfirmojnë se SHBA-të kanë informacione që konfirmojnë se Shteti Islamik ka kryer sulmin në Moskë, ndërkohë që SHBA dhe Britania kanë paralajmëruar Rusinë për kërcënimin e akteve terroriste. Nga ana e saj, Rusia nuk ka komentuar mbi pretendimet e përgjegjësisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka pohuar menjëherë se Ukraina nuk ishte e përfshirë në incident.
Top Channel