Foto Ilustruese

Një 21-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit të familjarëve pasditen e kësaj të shtune.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ku K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve tij.

21-vjeçari po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas policisë.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA