Eva, një asistente e kërcimtarëve mbështetës të grupit “Picnic” që do të performonin mbrëmë në sallën e koncertit në Moskë, ishte në prapaskenë kur ndodhi sulmi terrorist.
Ajo ka rrëfyer se ishte bashkë me 2 kërcimtarë të tjerë në momentin kur dëgjuan zhurma nga jashtë.
“Para koncertit dëgjuam zhurmë në korridor. Dikush po qëllonte dhe njerëzit po dilnin me vrap. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi. I lashë gjërat përveç palltos dhe ndoqa turmën,”-thotë Eva.
Ajo tregon se nuk i ka parë fytyrat e sulmuesve, vetëm i ka dëgjuar teksa ka dalë me nxitim në rrugë, por falënderoi rojet që hapën me shpejtësi dyert e daljes nga salla.
“Unë u trondita, pashë një dalje dhe ndoqa turmën,” kujton Eva, duke rrëfyer se ishte në panik, por “shumë njerëz ishin të qetë dhe të disiplinuar” ndërsa ajo ndiqte anëtarët e orkestrës jashtë.
Më pas ata kaluan një urë dhe u fshehën në një kishë. Eva tha se ndihet me fat pasi u evakuua që në momentin e parë pasi ndërhyri policia
Top Channel