Oficeri i Forcave Operacionale Ervis Shkurta përfundoi në prangat e AMP si bashkëpunëtor me furnizuesit e kokainës, që po ndiqeshin nga antidroga dhe që gjatë ndërhyrjes u plagos njëri nga të dyshuarit.
“Hë mbaruat”, i shkruante në WhatsApp oficeri i operacionales, Shkëlqim Ostenit, në telefonin e të cilit AMP gjeti shtatë thirrje të humbura.
Këto thirrje përkojnë me kohën kur Enea Sulejmani, Igli Behafj dhe Shkëlqim Osteni po ndaloheshin nga policia , pak minuta mbasi të dyshuarit po refuzuan t’i bindeshin antidrogës dhe manovruan automjetin si një tentativë që policia e raportoi për të goditur agjentët. Policia tregoi se gjatë neutralizimit u qëllua me armë nga ana e agjentëve , duke plagosur Enea Sulejmanin.
Por në mbyllje të aksionit , ashtu siç AMP kishte paralajmëruar se u angazhua në hetime , gjatë këqyrjes së telefonave të të arrestuarve, u zbulua biseda me një person emri i të cilit ishte riregjistruar Visi. Agjencia e mbikëqyrjes policore thotë se përpos identifikimit të oficerit të operacionales, një 38-vjeçar i cili përfundoi në prangat e kolegëve për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve te kryer në bashkëpunim.
Agjencia deklaron se oficeri ka patur dijeni të plotë për personin dhe vendin ku po kryhej shkëmbimi i një kilogrami kokainë që dyshohet se do t’u dorëzohej shpërndarësve në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.
Top Channel