Drejtoria kryesore e Inteligjencës e ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës teksa reagoi për sulmin me 115 të vrarë në Moskë, e cilësoi ngjarjen si një “provokim nga Putin”.
Në një koment të dhënë për mediat e huaja, zëdhënësi i inteligjencës ushtarake ukrainase Andriy Yusov tha se sulmi mund të jetë organizuar nga vetë Putin.
“Tirani i Kremlinit e filloi karrierën e tij me këtë dhe dëshiron ta përfundojë atë me të njëjtat krime kundër qytetarëve të tij”– u shpreh ai.
Sulmi në sallën e koncerteve ku po performonte grupi i njohur i muzikës rrok në Rusi “Picnic”, shkaktoi 40 të vdekur dhe 100 të plagosur. Deri më tani dihet se agresorët kanë qenë 3 persona të maskuar të cilët kanë hapur zjarr ndaj të pranishmëve që po ndiqnin koncertin si dhe kanë hedhur edhe një granatë dore.
Top Channel