Si Messi shpëtoi një gjyshe 90-vjeçare nga duart e Hamasit më 7 tetor

22/03/2024 13:40

Kur dy burra të maskuar të armatosur nga Hamasi hynë në shtëpinë e një gruaje 90-vjeçare që jeton në Izrael, Esther Cunio , reagimi i saj i zgjuar dhe i ftohtë i shpëtoi jetën.

Gruaja e moshuar, me origjinë nga Argjentina, duke folur në një dokumentar të ri për incidentin, tha se një nga burrat kërkoi të dinte se ku ishte pjesa tjetër e familjes së saj.

Pastaj ajo u përgjigj se nuk flet mirë arabisht ose hebraisht. “Unë flas spanjishten argjentinase. A shikon futboll i them atij. Ai thotë po, dhe unë i përgjigjem, kam të njëjtën origjinë si Messi. Më tha, më pëlqen Messi! Më vendos dorën mbi supe, më jep armën, bën një foto me mua dhe më pas largohet”, u shpreh e moshuara.

Kjo foto mjaft surreale, e luftëtares së Hamasit dhe e 90-vjeçares nga Argjentina, është bërë virale, si simbol i qetësisë së saj dhe fuqisë së sportit për të zbutur edhe urrejtjen e luftës. Megjithatë, nipërit e Cunios , 33-vjeçari David dhe 26-vjeçari Ariel, mbeten rob në Rripin e Gazës. Davidi u rrëmbye së bashku me gruan dhe fëmijët e tij binjakë, të cilët u liruan në operacionin e shkëmbimit të të burgosurve të nëntorit, por pa prindërit e tyre.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Reuters (@reuters)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA