Bombardime të rënda ruse kanë shënjestruar centralin hidroelektrik të Ukrainës në lumin Dnjepër dhe një sërë impiantesh të tjera të energjisë, duke lënë në errësirë rajone të tëra të vendit.
Bombardime të rënda ruse kanë shënjestruar centralin hidroelektrik të Ukrainës në lumin Dnjepër dhe një sërë impiantesh të tjera të energjisë, duke lënë në errësirë rajone të tëra të vendit.
Sulmet me 12 raketa në Zaporizha shkaktuan viktima dhe ndërprerje të energjisë elektrike edhe brenda vetë uzinës bërthamore.
“Gjatë natës, rusët sulmuan Ukrainën me 90 raketa e 60 dronë. Bota po e sheh me qartësinë më të madhe se cilët janë objektivat e Moskës: Centralet elektrike dhe linjën e sigurimit të energjisë, një digë hidroelektrike, ndërtesa normale rezidenciale, deri edhe një minibus. Rusia është në luftë me jetën e njerëzve të zakonshëm”, shprehet Zelensky.
Raketat ruse nuk vonojnë, ndryshe nga paketat e ndihmës për vendin tonë. Dronët nuk janë të pavendosur si disa politikanë. Është e rëndësishme të kuptohet kostoja e vonesave. Sistemet Patriot duhet të mbrojmë Kharkiv e Zaporizhzhia, dhe kemi nevojë për mbrojtje ajrore për të mbrojtur popullatën, infrastrukturën, shtëpitë e digat, u shpreh Zelebnsky duke shtuar: Partnerët tanë e dinë saktësisht se çfarë na duhet, dhe padyshim, e kanë mundësinë që të na mbështesin. Jeta e njerëzve duhet mbrojtur nga kjo Moskë çnjerëzore.
Ministria e Brendshme e Ukrainës njoftoi se si pasojë e sulmeve në mbarë vendin u vranë të paktën dy persona dhe janë plagosur 14 të tjerë. Sipas kreut të administratës ushtarake në Zaporizhja, Ivan Fedorov, janë shkatërruar shtatë shtëpi dhe 35 ndërtesa të tjera janë dëmtuar. Autoritetet thanë se sulmet ajrore ruse në Zaporizhja zgjatën për më shumë se një orë. Centrali i Zaporizhjës është më i madhi në Evropë dhe Kombet e Bashkuara vazhdimisht kanë paralajmëruar se sulmet ruse rrezikojnë të shkaktojnë atje një katastrofë bërthamore.
Top Channel