29/12 02:13
Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas daljes së video-mesazhit të Princeshës Kate Middleton, e cila tregonte se vuante nga kanceri.
Washingtoni deklaroi se i uron Princeshës së Uellsit shërim të plotë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha se nuk kishte asgjë për të ndarë në lidhje me ndonjë telefonatë të Presidentit Joe Biden me Kate dhe se zyrtarët amerikanë mësuan për lajmin në të njëjtën kohë me publikun.
“Ne jemi tepër të trishtuar kur dëgjojmë për lajmet“, tha zonja Jean-Pierre në një konferencë shtypi.
Ajo shtoi se mendimet e amerikanëve janë me princeshën.
Top Channel