Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin social “X” pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka bërë me dije se forcat izraelite do të hyjnë në zonën Rafah pavarësisht nëse e kanë apo jo mbështetjen e SHBA-ve.
Netanyahu, tha se i kishte theksuar Blinkenit se ndërhyrja ushtarake është e vetmja mënyrë për të eleminuar pjesën tjetër të batalioneve.
“I thashë Blinken se nuk ka asnjë mënyrë për të mposhtur Hamasin pa shkuar në Rafah dhe pa eliminuar pjesën tjetër të batalioneve . Dhe i thashë se shpresoj ta bëjmë këtë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por nëse është e nevojshme do ta bëjmë nga vetëm.“- shprehet Netanyahu.
Ndër të tjera, kryeministri izraelit nënvizoi domosdoshmërinë e evakuimit të popullsisë civile nga zonat e luftës.
“I thashë se e vlerësoj shumë faktin që kemi luftuar së bashku kundër Hamasit për më shumë se 5 muaj. Gjithashtu i thashë se ne e njohim nevojën për të evakuuar popullatën civile nga zonat e luftës dhe sigurisht të kujdesemi edhe për ndihmat dhe nevojat humanitare dhe ne po punojmë për këtë”– shtoi kryeministri i Izraelit.
Top Channel