E reja shkoi në maternitetin e Tiranës për të lindur, por foshnja ndërron jetë, bashkëshorti bën denoncim
22/03/2024 12:48
Një 27-vjeçar ka bërë kallëzim në policinë e Tiranës, pasi bashkëshortja e tij ka shkuar në maternitet për të lindur, por foshnja e saj ka ndërruar jetë.
Ai pretendon se foshnja ka humbur jetën për shkak të neglizhencës së mjekëve.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi A. Gj., 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij është shtruar në maternitet për të lindur, dhe gjatë kësaj kohe i ka ndërruar jetë fetusi (feto morto)”, njofton policia.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel