Një 20-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Durrës.

Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia, automjeti me drejtues shtetasin Ledi Buna, 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin Dorjan Ndoj, 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit, 33-vjeçari Ledi Buna është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA