Makina e parkuar një shqiptari ka shpërthyer gjatë natës së shkuar në Berlin.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një dyqani në Wilhelmstadt. Ishin banorët ata që raportuan shpërthimin e fortë mbrëmjen e së enjtes.

Rrethanat janë ende të paqarta, ndërsa nuk ka të lënduar. Një zëdhënëse e policisë tha se hetimet janë duke u zhvilluar në të gjitha drejtimet.

Makina është e regjistruar me targa gjermane në pronësi të një shtetasi shqiptar, shkruajnë mediat vendase ndërsa nuk dihen shkaqet.

Nuk ka gjasa të ketë defekt teknik, tha zëdhënësja e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA