Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u takua gjithashtu me presidentin izraelit Isaac Herzog gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme.
Gjatë ditës së sotme, dyshja diskutuan negociatat “për të arritur një armëpushim prej të paktën gjashtë javësh”.
Armëpushimi gjithashtu do të “siguronte lirimin e pengjeve dhe do të mundësonte një rritje të ndihmës kritike humanitare në Gaza”. Të dhëna që u njoftuan nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller.
“Sekretari Blinken ripohoi angazhimin e SHBA për sigurinë e Izraelit dhe humbjen e qëndrueshme të Hamasit, ndërsa theksoi nevojën që Izraeli të marrë të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur civilët palestinezë në Gaza, duke përfshirë lehtësimin e shpejtë dhe efektiv të ndihmës kritike humanitare në të gjithë Gazën. Sekretari nënvizoi gjithashtu angazhimin e SHBA për të siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, tha ai.
Top Channel