“U kuptua që me rrugën radikale nuk shkon askund”/ Spiropali i drejtohet opozitës: Kur ishit në qeveri, s’diskutuat sistemin zgjedhor, pse kujtoheni pas 18 vitesh?!

21/03/2024 10:41

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në seancën e sotme plenare, që vijon në normalitet, u shpreh se “rruga radikale nuk të çon askund”, duke iu referuar kaosit që opozita shkaktoi për më shumë se 5 muaj në Kuvend.

“Besoj se për çdo deputet është e qartë se me rrugën radikale nuk shkon askund. Është gjithmonë më mirë të ulesh dhe të gjesh fjalën, të biesh dakord, qoftë dhe me atë që ke përballë. Nuk ishte nevoja të mundonim ambasadorët të vijnë dhe të shohin si ne pajtohemi”.

Pasi Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kërkuan që në rendin e ditës të futet diskutimi për rezultatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Spiropali tha se ata vetë kur ishin në qeveri, nuk e kanë diskutuar kurrë sistemin zgjedhor. Zgjedhorja është komisioni më jetëgjatë dhe më pa produkt, tha ajo.

“Janë ata që e kanë ngritur lart flamurin e politikës së vjetër kur kanë qenë në partitë e tyre respektive. Nuk e kam dëgjuar unë ndonjëherë zotin Alibeaj dhe Basha, që kur ishin ministra apo ishin në majës e PD, të kenë ngritur qoftë një shqetësim për sistemin zgjedhor apo çështje të tjera. Nuk kemi parë që kur ju ishin në qeveri, të diskutonit sistemin zgjedhor. Nuk mund të vish pas 18 vitesh dhe të thuash nuk jemi pjesë e këtij sistemi. Nuk mund të na akuzoni ne. Ne e ngritëm atë Komision, për të gjetur dakordësinë dhe për të ardhur me opsione që janë afër të dyja forcave politike. Nuk jemi aty që të presim ultimatume nga të dyja palët që në te votojmë një opsion apo një tjetër. Ky besoj është komisioni më jetëgjatë që ka pasur Shqipëria dhe më pa produkt. Sa i takon listave të hapura, votës së diasporës etj, kemi ende kohë t’i diskutojmë. Votën e diasporës e kemi përfshirë në programin tonë elektoral. Jemi ne që i kemi dhënë publikut edhe opsionet si mund të bëhet. Problemet tuaja mbajini aty, mundohuni t’i zgjidhni”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA