Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali prezantoi sot në Kuvend projektligjin për “Sigurinë Kibernetike”.
Spiropali tha se projektligji reflekton një prej prioriteteve të qeverisë, që do të garantojë forcimin e sigurisë kibernetike në vend. Sipas saj, projektligji synon përmirësimin e kuadrit ligjor kundër sulmeve kibernetike duke e përafruar me atë të Bashkimit Europian.
“Aktualisht edhe sot Shqipëria vijon të jetë target i grupeve të sponsorizuara nga shteti i Iranit dhe jo vetëm. Vlen të theksohet se Shqipëria është ndër vendet e para në Evropë që e bashkon këtë direktivë të BE-së për forcimin e sigurisë kibernetike. Përmirësimi i kësaj sigurie kibernetike, rrit sigurinë e infrasktrukturave të rrjeteve të informacionit, e-albania, bankat etj. Rritja e punësimit dhe të pagave të ekspertëve të sigurisë kibernetike siguron marrjen në punë dhe kryerjen e detyrave me përgjegjshmëri nga ekspertët e kësaj fushe., Ky projektligj sjell plotësimin e kuadrit ligjor për përballimin e sulmeve të tilla, zgjerimi i kompetencave të autoritetit përgjegjës për sigurinë kibernetike”– tha Spiropali në Kuvend.
Top Channel