SPAK mbyll hetimet për ish- zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, avokatët: U shty komunikimi i akuzës

21/03/2024 14:50

SPAK përfundon hetimet ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj i dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Për shkak se ish-funksionari vijon në arrati dhe ndaj tij është në fuqi masa arrest me burg në mungesë për aferën e inceneratorëve, prokurorët kishin njoftuar avokatët e tij për njoftimin e akuzës.

Avokati i ish-funksionarit Henrik Ligori deklaroi për Anila Hoxhën, Top Channel, se komunikimi i akuzës ishte shtyrë për në datën 26 mars, kurse avokati tjetër Ardian Visha tha se i ishte vënë në dijeni akuza për klientin.

SPAK nuk dha asnjë shpjegim nëse ka apo jo akuzë zyrtare ndaj Ahmetaj që dyshohet se përftoi favore sikurse udhëtimet luksoze si dhe kreu korrupsion.

Sakaq një tjetër avokat, zoti Ardian Leka që përfaqëson të dyshuarin Klodian Zoto, pohoi se komunikimi i akuzës  nuk ishte bërë i mundur gjatë ditës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për Mirel Mërtirin.

SPAK kishte thirrur dhe ish-bashkëshorten e Ahmetaj, Albina Mançka, e cila u përfaqësua nga avokati Ermir Beta përballë agjentëve të BKH. Mbrojtësi u shpreh se do të njihet me aktet e fashikullit javën që vjen, kohë në të cilën do të sqarojë edhe pozitën e saj, nëse do t’i komunikohet  apo jo akuzë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA