“Sot nis merkatoja”, Basha pas përjashtimit nga Kuvendi: Do të qëndrojmë fort për interesin publik, nëse ka reflektim…

21/03/2024 11:36

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se sot nis merkatoja në Kuvend dhe si synim është shkatërrimi i Reformës Zgjedhore.

Ndërsa foli për mediat pas përjashtimit nga Kuvendi, ai tha se rrezikohet të ripërsëritet marrëveshja e nëndheshme e vitit 2008.

“Të flasësh për reformën  Bëhet e pakuptueshme, Rama shkaku i gjithë të këqijave, deformim që ka parlament të reformuar, e keqja duhet të kurohet aty ku e ka zanafillën, arsyeja që për dy vite, domosdoshmëri për të prishur paktin e 2008 që të dërgojnë atë që duan atë që kanë besim dhe jo atë që i cakton kryetari i partisë. Shqipëria një zona zgjedhore që votat nga Vlora në Kukës të jenë të barabarta, fakti është që gjithë ky pazar këtë ka synuar nga njëra anë po të bësh një , duke përfituar nga aksioni pa kokë, Edi Rama ndryshoi ligjin për komisionet. Sic e patë kishte një marrëveshje mes palëve që pd të mos i jepej koha e duhur për t’ju përgjigjur pretendimeve të gënjeshtërta që u lëshuan, në 2020 bëmë një betejë për listat e hapura, pati një pretendim që ishte fundi i një merkato, sot nis një merkato. Duan të shkatërroinë komisionin, në 2008  u bë një negociatë e nëndheshme, duken shenjat nga të njëjtët protagonistë, e kemi denoncuar. Demokracia është një betejë, ajo që nis sot këtu çfarë do të marrim dhe japim për njëri tjetrin, do të qëndrojmë fort për interesin publik, atë që kemi nisur dje do ta zgjerojmë me faktorë të tjerë shoqërorë me dialog të hapur, me qytetarët. Nëse ka reflektim do të jemi të parët që do të japim votat tona”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA