“Skemat e subvencionit po dështojnë”/ Sula shkon me domate në Kuvend: Ata që nuk kanë 10 lopë s’marrin asnjë kokërr leku

21/03/2024 13:18

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend, hodhi akuza për skemat e subvencioneve në bujqësi dhe blegtori.

Sipas tij, vendosja e një dyshemeje dhe tavani për gjedhët, dëmton shumë fermerë. Me shembuj, ai tregon si një bujk që ka 9 lopë nuk merr asnjë subvencion, pasi dyshemeja është 10.

“Mos harroni që jam i bindur që skemat tuaja janë në dështime  sipër. Ju i thoni blegtorëve dhe fermerëve që sot duhet të kenë 10 lopë, 100 dele që të merrni subvencionim. E keni bërë me 100 dyshemenë dhe 300 tavanin. A e dini që sot prodhimi i qumështit bëhet më shumë nga ata që kanë 2-3 deri në 5 lopë. Që do të thotë ata nuk përfitojnë asnjë lekë. Se po pate 9 lopë, nuk merr. Duhet të kesh 50 koshere bletësh, se po të kesh 49, nuk merr. Që do të thotë, nëse kemi 4 fermerë që bashkohen, ju fusni skemën e TVSH, që është një dëm i madh. A e dini ju zonja ministrja që Evropa e ka maksimumi 6% TVSH, ndërsa ju e keni bërë 20%.

Pse duhet të bëjmë skema të tilla, kur dihet që bujqësia është një shtëpi pa çati. A e dini ju që është viti i dytë, që IPARD as ka ndërmend të zbatohet?”

Ministrja e shtetit për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit, Delina Ibrahimaj, në replikën e saj, i quajti të gënjeshtra deklaratat e Sulës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA