Basha: Tek dëgjon nisjen e kësaj seance, harron 6 muaj, 1/8 e kësaj legjislature të kaluar ashtu si kaloi. Pyetja e parë që bën çdo shqiptar është a ishin këta more? Pyetja është çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur këtu. Çmimi është i paimagjinueshëm.
7 miliard euro do të dalin nga xhepat e shqiptarëve, por si do të shpenzohen këto para. Miliona euro u hoqën nga fondi i kompensimit për të mbushur një tjetër gropë. Çfarë do të marrin pensionistët? Dëmi më i madh është ai që nuk duket, ndonëse sot, pas një viti vendi do të jetë në fushatë Kodi zgjedhor është sakrifica më e madhe në emër të këtyre 6 muajve denormalizim. Sot kam një thirrje, hiqni dorë nga nga tuaja të ngushta partiake. Jepuni shqiptarëve një komision të reformës zgjedhore dhe mos përsërisni skandalin e 2008. Thirrja ime është të shprehemi me zë dhe me votë për diçka që çdokujt që i dhimbset ky vend, gjithçka nis me reformën zgjedhore, për shqiptarët.
Top Channel