Princi Leka kërkon të dëbojë nga Pallati Mbretëror Elia Zaharinë? Top Channel siguron dosjen, gjykata: Ka si qëllim që…

21/03/2024 13:38

Detaje të reja janë publikuar këtë të enjte nga konflikti mes Princit Leka dhe aktores Elia Zaharia.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, gjykata dyshon se Princi Leka Zogu ka si qëllim të largojë bashkëshorten në proces divorci nga Pallati Mbretëror.

“Gjithashtu gjykata ka parasysh se: Së pari: në polici rezulton se është paraqitur fillimisht shtetasi Leka i Dytë Zogu referuar orës të vendosur nga procesverbalet e deklarimeve, së dyti konflikti ka nisur pikërisht sepse shtetasi Leka i Dytë Zogu në momentin që është paraqitur në banesë ka gjetur vajzën e mitur në shoqërinë e gjyshit të saj Gjergj Zaharia dhe mes tyre u provua se ka pasur një konflikt, Së treti faktin se si masë mbrojtëse shtetasi Leka i Dytë Zogu kërkoi që gjykata të vendosë që shtetasja Elia Zogu mos të jetojë më aty, provon se shtetasi Leka Zogu ka si qëllim të përdorë urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes për të nxjerrë shtetasen Elia Zogu nga banesa”, shkruhet në dosje.

DOSJA E PLOTË

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA