Ministri Osmani, i vetmi shqiptar që posedon kategorinë më të lartë të certifikatës së NATO-s

21/03/2024 16:08

Në publik ka ngjallur interes dhe komente të shumta kërkesa e kandidatit shqiptar për president, Bujar Osmani në lidhje me formimin e një Bordi ndërkombëtarë, ku përfshihen NATO, BE dhe SHBA, të cilën do të certifikonin funksionarët e ardhshëm, nëse kanë lidhje me Rusinë ose janë të korruptuar.

Në këtë drejtim, kryediplomati Bujar Osmani, në “tiktok” i është përgjigjur pyetjes së radhës të parashtruar nga komentuesit e tij: “Ti be zotni kërkon certifikatë për tjerët a vet s’mundesh me marrë certifikatë se jeni të korruptum?

Kështu Ilir, kjo nuk është e vërtetë. Në Maqedoni të Veriut dy persona jemi, një maqedonas dhe unë, një shqiptarë, që kemi kategori më të lartë të certifikatës së sigurisë së NATO-s. NATO ka 4 lloje të certifikatave, nga më e dobëta deri tek më e larta. “Restricted, Confidential, Top Secret, dhe COSMIC Top Secret”. Dy persona në vend kemi COSMIC Top Secret. Për të marrë këtë certifikatë, duhet 32 shtete të NATO-s, shërbimet e tyre të garantojnë se ky person është i sigurt për informacionet e NATO-s, dhe nuk ka kontakte të rrezikshme me shërbime ruse dhe së dyti, bëjnë verifikimin edhe të korrupsionit. Dhe jam krenar që jam bartës i certifikatës COSMIC Top Secret, që më mundëson qasje në dokumentet më konfidenciale të NATO-s, bile dhe ato bërthamore.

Që do të thotë se, unë jam i verifikuar dhe jam i certifikuar nga 32 shtete të NATO-s sa i takon edhe sigurisë, edhe korrupsionit, edhe gjitha aspekteve që ka të bëjë me sigurinë e NATO-s. Dhe prandaj unë e propozoj këtë model, që pas zgjedhjeve, secili bartës i funksioneve publike të kalon nëpër një bord ndërkombëtar, të përbërë nga NATO, SHBA dhe BE, që ata të japin leje ose certifikatë në dy drejtime, se:  1. Nuk ka kontakte me Rusinë dhe 2. Nuk është i korruptuar. Prandaj Ilir, është mirë t’i kesh informatat e duhura, unë po e bëjë këtë pyetje-përgjigje me ju drejtpërdrejt me qëllim që të mos lejojmë që dezinformatat të ndikojnë në pikëpamjet tona për njerëzit apo për politikat. Shpresoj që u përgjigja në pyetjen tënde, dhe vazhdoni të parashtroni pyetje të drejtpërdrejta, qofshin edhe ato kritike, shpresoj të mos jenë ofenduese për shkak se duhet të ruajmë nivelin e komunikimit. Faleminderit shumë dhe mirupafshim!”, është përgjigjur ministri Osmani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA