Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi me të cilin diskutoi kryesisht për situatën në Rripin e Gazës.
Presidenti i Egjiptit, theksoi përpjekjet e bëra nga ai për të arritur një armëpushim të menjëhershëm mes Hamasit dhe Izraelit ndërsa vlerësoi pozicionin e Rusisë në mbështetje të palestinezëve.
Gjitashtu edhe presidenti rus Putin, i cili prej 2022-it ka nisur një ofensivë ushtarake në Ukrainë, vlerësoi përpjekjet e Egjiptit për të rivendosur paqen dhe sigurinë në rajonin e Lindjes së Mesme ndërsa theksoi se të dy vendet bien dakord për nevojën e një armëpushimi, aksesin në ndihma humanitare dhe arritjen e një zgjidhje me krijimin e 2 shteteve.
Në fund të bisedës, al-Sisi e uroi Putinin për rizgjedhjen e tij si president i Rusisë duke i uruar sukses dhe prosperitet.
Top Channel