Normalitetin e shfaqur në parlament në seancën e sotme plenare, Enkelejd Alibeaj nuk e konsideron real. Ai kërkon që në rendin e ditës të diskutohet produkti i Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Duhet ta deklarojmë, qoftë edhe dështimin e Zgjedhores, tha Alibeaj, duke vënë në dukke se sot është afati i fundit i Komisionit të Reformës Zgjedhore.
“Nuk mund të mos e përshëndes kthimin e normalitetit në Kuvend. Por duhet të jetë një kthim real në normalitet. Sot salla hesht për një ngjarje që duhet të ndodhte sot. Sot është afati i fundit i Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nuk e shoh këtu as zotin Gjiknuri. Është e qartë cili është pakti dhe marrëveshja, është të heshtim. Ky parlament e ka për detyrë të deklarojë, edhe dështimin po të doni ju të Komisionit, e keni detyrë ta nxirrni sot në rendin e ditës produktin e Komisionit, që është projektligji i depozituar nga ana e PD 5 muaj më parë.
Ky është normalitet. Ne kemi dep variantit tonë, listat e hapura. Pranojmë pra t’i dhurojmë Ramës 6 mandate në tavolinë me këtë sistem. Kjo është cështje procedure, që duhet të ndodhë tani. Nuk mund të heshtim. Heshtja është në kurriz të shqiptarëve. Ky nuk mund të jetë një parlament i frikës. Deputetë që përvec drejtësisë, kanë frikë nga qytetarët. Të tregojmë sa kurajozë jeni. Njofto zonja kryetare që të futet në prcedurë për votim propozimi ynë”.
Top Channel