Kultivonin kanabis në “shtëpi bari” me vlerë 850 mijë paund, lihen në burg 2 të rinjtë shqiptarë
21/03/2024 21:56
Dy të rinj shqiptarë të cilët pranuan se kishin ngritur disa ferma kanabisi në West Lothian të Britanisë së Madhe, janë lënë në burg nga gjykata.
Të rinjtë, Kenan Jenishi 25 vjeç dhe Igli Duka, 24 vjeç, të cilët drejtonin një fermë kanabisi me vlerë deri në 850 mijë paund u deklaruan fajtorë dhe tani pritet dënimi i tyre që u shty për datën 28 mars.
Lirimi me kusht u refuzua dhe të dy të akuzuarit u lanë në paraburgim deri atëherë. Pavarësisht bastisjeve të drogës në të njëjtin mëngjes, inspektori detektiv Alan Ferguson tha se dy incidentet nuk ishin të lidhura.
Top Channel