Emigrimi prek radhët e Forcave të Armatosura, në Durrës nis fushata e rekrutimit të të rinjve në ushtri

21/03/2024 14:45

Emigrimi dhe plakja e popullsisë ka prekur edhe radhët e forcave të armatosura shqiptare, të cilat dhe këtë vit kanë nisur fushatat e rekrutimit të të rinjve në edukimin ushtarak dhe në ushtri.

Në qendër të qytetit të Durrësit, Forcat e Armatosura ekspozuan pajisje dhe mjete ushtarake në përdorim, si dhe njohën qytetarët, veçanërisht të rinjtë me informacionin e nevojshëm për mundësitë që ofron angazhimi në Forcat e Armatosura.

“Ky është trend për të gjitha vendet, po ne FA nuk e kemi ndjerë pasi kemi përdorur elementë të tjerë si përkujdesja, trajtimi financiar, arsimimi dhe stërvitjet brenda e jashtë vendit që kanë ndikuar te brezi i ri të mos largohen jashtë vendit, po të bëhen pjesë e FA-së. Një ushtarak ju garantoj që është i mirëpaguar”-shprehet Kolonel Fadil Ciroku, Komandant i Qendra Personel Rekrutim, MM.

Që nga viti 2005, Major Denisa Pëllumaj i është bashkuar forcave ajrore dhe ndjehet pjesë e një profesioni sfidues dhe të bukur.

“Kolonel Fadil Ciroku tregon përparësitë dhe mundësitë e edukimit ushtarak për të rinjtë dhe cilësitë që u kërkohen atyre për rekrutim“- shprehet Major Denisa Pëllumaj, Forcat Ajrore.

Aktualisht, janë rreth 440 vende të lira për të rinjtë e moshës 18-27 vjeç që duhet të aplikojnë deri në mesin e muajit prill. Ndërkohë në parlament pritet të kalojë projektligji që synon ndër të tjera dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcave tona të Armatosura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA