“Buxheti s’ka vlerë për t’u diskutuar”, Tabaku në Kuvend: Zhvillimi i turizmit duhet të vijë duke respektuar parimet dhe standardet

21/03/2024 12:59

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës në Kuvend tha se buxheti i vitit 2024 nuk ka vlerë për t’u diskutuar.

Sipas saj qëllimi i aktit normativ tregohet në ndryshimin e fondeve për portin e Durrësit.

“Përpara nesh ndodhet një akt normativ që vjen dy muaj pas nisjes së vitit. Qëllimi se pse është ndryshuar ky akt shprehet në ndryshimin e fondeve për portin e Durrësit. Një rishikim i buxhetit që vjen pas hyrjes ne fuqi të taksës për profesionet e lira. Kur pothuajse dy vite më parë në diskutuam 14 orë për kontratën e Portit të Durrësit, qeveria këmbënguli që porti do të ndërtohej jo me paratë e buxhetit. Sot nuk ka vlerë për të diskutuar , ndryshimi i parë për buxhetin e shtetit kalon qindra milion euro për portin e Durrësit, që u premtua se nuk do të ndodhë.

E njëjta skemë u ndoq edhe me Teatrin e Tiranës, u premtua që do të ndërtohej me fonde, në fund edhe teatri do të ndërtohet më të njëjtën s’kemi. E njëjta skemë u përdor edhe për ligjin e zonave të mbrojtura, me pas të njëjtën formulë u shty ligji për investimet strategjike dhe së fundmi ligji që merret me menaxhimin e zonave bregdetare. Këto 3 ligje tregojnë atë kemi vite që e themi, bërjen e ligjeve  me porosi dhe dëshmojnë frikën nga drejtësia. Në këto 3 ligje ka një tendencë, përgjegjësia kolektive ndaj asaj individuale. Unë besoj që sot qeveria po e shikon ekonominë dhe turizmin gabim. Kur synojmë të marrin investime serioze amerikanë duhet të respektojmë pronën publike dhe private e rregullat elementare të tregut të lirë . Nëse ky projekt paska qenë kaq strategjik pse nuk erdhëm dhe ta diskutojmë këtu. Ky zhvillim i turizmit duhet të vijë duke respektuar parimet dhe standardet. Sot dhe nesër mbahet Këshilli Evropian, Shqipëria nuk është në agjendë. E kemi humbur mundësinë për të hapur negociatat dhe unë do kisha pritur edhe për këtë një diskutim në parlament”, tha Tabaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA