Sigal Uniqa mbush 25 vite! Festa unike e përvjetorit të themelimit të kompanisë së sigurimeve

20/03/2024 19:59

Kompania më e madhe  e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, festoi mbrëmjen e djeshme 25-vjetorin e themelimit.

Në një koncert festiv në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, i ideuar në atë formë që të përfaqësonte të trija shtetet ku është prezent Grupi SIGAL UNIQA, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, qindra të ftuarit shijuan interpretimet magjike të tenorit me famë botërore Ramë Lahaj, sopranos Ulpiana Aliaj, këngëtares nga Maqedonia e Veriut Karolina Goçeva dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve.

Koncerti u moderua nga dyshja Ardit Gjebrea-Fjoralba Ponari, ndërsa nuk mungoi edhe shfaqja e një dokumentari ku u shfaq i gjithë rrugëtimi 25-vjeçar i SIGAL UNIQA-s.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, z.Avni Ponari, themelues dhe CEO i SIGAL UNIQA, bëri një rezyme të të gjithë ecurisë gjatë këtyre 25 viteve, idetë e para të themelimit, vështirësitë dhe arritjet në këtë ccerekshekulli të grupit lider në tre shtete

I ftuar në event ishte edhe CEO i “UNIQA Insurance Group”, z.Andreas Brandstetter, i cili foli me superlativa për punën dhe arritjet e SIGAL UNIQA gjatë 25 viteve

Të kesh kurajon dhe vizionin të krijosh kompaninë e parë te sigurimeve kërkon shumë vendosmëri dhe kërkon një mentalitet të këtillë që edhe pse mund të rrëzohesh, a e ke fuqinë për tu ngritur sërish dhe të ecësh përpara? Dhe ju z.Ponari me lidershipin e Sigal e keni vërtetuar që mund ta bëni shkëlqyeshëm”.

E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në rrugëtimin e saj mbi 500 milionë euro ka dëmshpërblyer kjo kompani për dëmet e siguruara të qytetarëve. Ndaj dhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA