Skena tmerri janë përjetuar natën e 1 marsit nga punonjësit e një minimarketi 7-Eleven në Denver të SHBA-së, kur një burrë hyri në dyqanin ku punonin dhe tentoi t’i grabiste duke i kërcënuar me një mjet prerës.
Kur 43-vjeçar, i quajtur Christopher Koch, kuptoi se policia ishte njoftuar dhe nuk mundi të shpëtonte, u përplas me një nga dy punëtorët në pjesën e pasme të dyqanit, duke e kërcënuar se do ta vriste nëse nuk e lejonin ai të shkojë.
Pamjet e publikuara javën e kaluar nga policia e Denverit tregojnë momentet e tensionuara përpara se oficerët të sulmonin 7-Eleven dhe të nënshtronin sulmuesin. Pas thirrjes që kanë marrë për një tentativë grabitje dhe një sulm me thikë në dyqan, në vendngjarje kanë shkuar katër policë. Menjëherë ata konstatuan se i dyshuari ndodhej në dhomën e pasme të dyqanit.
Sipas njoftimit të policisë, pasi kanë thyer derën, ata i kanë kërkuar të dyshuarin që ta lëshojë mjetin prerës që kërcënonte punonjësin.
Kur ai nuk u bind, ata hapën zjarr, si pasojë i dyshuari ra përtokë i mbuluar me gjak dhe pengu arriti të shpëtojë. Sulmuesi 43-vjeçar, i cili kishte marrë 36 plumba në trup, u dërgua në spital ku më pas iu nënshtrua plagëve të marra.
#CO
*potentially disturbing*
“A man shot and killed by Denver Police officers this month had carjacked a vehicle that he drove to a 7-Eleven, where he held two employees hostage in a locked office, police said at a news conference Wednesday.”/BWC 1 pic.twitter.com/p4LTtJPMhY
— Shane B. Murphy (@shanermurph) March 14, 2024
Top Channel