E rrallë në Vlorë/ Peshkatari kap peshkun 24 kilogramësh, e hedh mbi supe dhe bën ‘xhiro’ në shëtitore 12/11 17:06
Një tjetër rrugë në kryeqytet është drejt përfundimit duke plotësuar një nevojë të komunitetit. Bashkia e Tiranës ka punuar me ritme të përshpejtuara për ndërtimin e rrugës “Grigor Cilka” në zonën e Senatoriumit, një aks ky tejet i rëndësishëm për zonën e Njësisë Nr.2 në kryeqytet.
Krahas ndërtimit të trupit të rrugës dhe asfaltimit të saj është bërë dhe instalimi i kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza duke i dhënë zgjidhje një shqetësimi të banorëve.
Ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve vazhdon të punojë edhe në këto ditë duke u kujdesur për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve të dëmtuara në të gjithë qytetin, duke kontribuar në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.
Top Channel