Meta ka fituar një padi e cila e rrëzon vendimin e mëparshëm të gjykatës që e ndalonte përdorimin e emrit të kompanisë në Brazil për shkak të ngatërrimit me një kompani tjetër.
Gjigantit teknologjik të Mark Zuckerberg në fund të shkurtit iu ndalua të përdorte emrin e saj në Brazil brenda 30 ditëve. Kjo pasi një ofrues brazilian i shërbimeve kompjuterike argumentoi se tashmë zotëronte po të njëjtin emër dhe si rezultat i kompanisë amerikane ishte cituar gabimisht në 100 padi.
Në një deklaratë, braziliani Meta tha se zotëron të drejtat e emrit në Brazil, duke shtuar se besonte që ligji duhet të ndiqet pavarësisht nga vendimet e kompanive teknologjike që duan të operojnë aty. Edhe pse gjyqi u fitua nga kompania amerikane të cilës iu lejua përdorimi i emrit, vendimi ende mund të ndryshojë. Meta e quajtur më parë Facebook e ndryshoi emrin në vitin 2021.
Ndërkaq, ndërsa Inteligjenca Artificiale po avancon, gjigantët teknologjik po luftojnë për epërsi në fushë. Google krenohet me Geminin e saj, ndërsa Samsung mburret me Galaxy Al që së fundmi debutoi me serinë e re Galaxy S24. Të mos harrojmë Apple dhe Meta-n që po ecin në hap me konkurrencën duke zhvilluar veçoritë e veta me Al.
Sipas mediave të huaja, Meta po përdor Al për të fuqizuar rekomandimet e videove në Facebook. Shefi i Facebook, Tom Alison tha se algoritmi i ri i rekomandimit të videove tashmë mundësohet nga Al. Plani është që ky “motor” i ri rekomandimi të shpërndahet në të gjitha seksionet e videove nga Facebook. Bëhet e ditur se ky hap nga kompania teknologjike po ndikon që edhe koha dhe numri i shikimit të videove të rritet.
Top Channel