BE “hap thesin” për Ukrainën: 5 mld euro ndihma, sanksione rusëve për Navalnyn!

19/03/2024 11:30

5 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe sanksione ndaj personave përgjegjës për vdekjen e Aleksei Navalnit!

Ministrat e Jashtëm te Bashkimit Europian i përcollën një mesazh të fortë Rusisë me vendimet e marra në takimin e tyre të fundit në Bruksel. Rritja e ndjeshme e ndihmës së bllokut për forcat e armatosura ukrainase me 5 miliardë euro do bëhet në kuadrin e Instrumentit Europian të Paqes (EPF) për asistencën ndaj vendit të përballur me agresionin rus. Këshilli Europian njoftoi në një deklaratë se për këtë qëllim ka krijuar brenda EPF-së një Fond të posaçëm Asistence për Ukrainën (UAF).

Fondi i sapokrijuar do t’i mundësojë BE-së t’i mbështesë më tej nevojat në zhvillim të ushtrisë ukrainase përmes ofrimit të pajisjeve ushtarake vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse si dhe trajnimeve e stërvitjeve.

“Me këtë fond ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën që të mbrohet nga lufta e agresionit të Rusisë me çdo gjë që i duhet dhe për aq kohë sa nevojitet”, u shpreh Borrell.

Ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord gjithashtu për të sanksionuar 30 zyrtarë rusë që besohet të kenë gisht në vdekjen e kryeopozitarit Navalny në një burg të Arktikut muajin e kaluar.

“Ne ramë dakord për sanksione ndaj atyre që janë përgjegjës për vrasjen e Aleksei Navalnit. BE-ja do të vendosë ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve për drejtuesit e burgut, të cilët i konsideron përgjegjës për vdekjen e figurës drejtuese të opozitës”, tha Borrell.

Gruaja e Navalnt, Julia Navalnaya, ka akuzuar Vladimir Putinin për vrasjen e tij, një akuzë që Kremlini e hedh poshtë. Navalny ishte duke vuajtur një dënim me burgim prej 19-vjetësh për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i konsideronin të motivuara politikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA