Sot u mbajt procesi ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prag të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2021 në Elbasan.
Gjykata ka kërkuar rindërtim vendit të ngjarjes dhe ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarjeve në policinë e shtetit.
Kjo seancë u shoqërua me diskutime të ekspertëve që kërkuan masa shtesë dhe prezenca e policisë kur të rindërtohet dhe të kryejnë eksperiment hetimor për shkak të kërkesave të Arbër Paplekajt. Ai kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende pas kësaj ngjarjes.
Gjykata urdhëroi që ditën kur ekspertët do të rindërtojnë skenën, të merren masa por edhe ruajtën e tyre që brenda datës 9 prill do duhet të paraqesin përfundimet e hetimeve. Arbër Papleka thotë nuk ka kryer një vrasje në rrethana cilësuese por qëlloi për tu mbrojtur.
Gjykata: Me vendimin e ndërmjetëm gjykata vendosi të përsërisë shqyrtimin gjyqësor, lidhur me verifikimin me dy dëshmitarë për të cilët u shtrua diskutimi nëse ishin marrë të pandehur. Gjithashtu gjykata vendosi të kryejë një akt ekspertim për vendngjarjen. Në lidhje me dëshmitarët, tha gjykata, prokuroria e Elbasanit konfirmon se ndaj Donald Zanaj është dhënë vendimi për nenin 306. Për këtë shtetas rezulton se është dënuar me 6 muaj burgim dhe ka marrë formë të prerë pasi është ankimuar.
Nga verifikimi i kryer tha gjyqtarja Marsela Pepi – rezulton se për tre shtetasit e tjerë ndaj Mehmet Greca, Taulant Ymeri, Riza Muja më datë 20 prill 2023 është dorëzuar dosja për gjykim dhe aktualisht është nën gjykim. Ndaj shtetasit Klement Xhaferrit çështja është pushuar.
Gjykata: Për Mehmet Grecën prokuroria e Elbasanit ka konfirmuar se nuk ka hetim për veprën dëshmi të rremë.
Prokurori i çështjes Gent Xholi: Do ishte mirë që gjykata të merrte dhe aktet bashkëlidhur.
Avokati i Arbër Paplekaj: Lidhur me arsyetimin tonë për dëshmitarët mes tyre Donald Zanaj që ka dëshmuar, të merret ne konsideratë nga gjykata që dëshmia e tij për pjesën ku ka folur të mos merret në konsideratë. Nga ana tjetër rezulton se dy persona që kanë qëlluar me armë vazhdojnë të jenë të paidentifikuar.
Gjykata:U njohëm me listën e ekspertëve të profilit kriminalistik dhe vendosi të caktojë ekspertë Artan Rexhepi – ekspert i pavarur kriminalist ; Arjan Hako – specialist i këqyrjes së vendngjarjes në Policinë Shkencore; Shpëtim Jonuka – ekpsert kriminalistike. Rezulton se nga palët në proces të ketë paraqitur pyetje për ekspertët avokati i Arbër Paplekës. Avokati ka përcaktuar si detyra të përcaktohet drejtimi i qitjes me armë zjarri ndaj viktimës Pjerin Xhuvanit, të përcaktohet shpërndarja e gëzhojave, të përcaktohet distanca mes qitësve dhe viktimës Pjerin Xhuvani.
Eksperti Arjan Hako: Ne jemi të specializuar për vendngjarjen, këqyrjen e saj dhe nuk kam kryer ndonjëherë eksperiment hetimor. E dyta e kam të ndaluar kategorikisht të punoj me ekspert privat, këtë ma cakton rregullorja e Shërbimit të Policisë Shkencore.
Gjykata: Ju sot nuk po bëni një ekspertizë për policinë por për gjykatën kështu që jeni të detyruar
Eksperti Hako: Po por rregullorja me detyron të mos punoj me ekspertë privat
Gjykata: Kaq të vështirë e keni të punoni në grup. Këtë shqetësim ndajeni me eprorët tuaj nga pikëpamja administrative, se në fund të ditës gjykata ka urdhëruar për ngritjen e këtij grupi
Prokurori Gent Xholi: Që të saktësojmë eksperti është i këqyrjes balistike, dhe vendngjarjes. Për distancën mënyrën e qitjes e kryejnë ekspertë të tjerë në polici.
Gjykata: Për ekspertin gjykata relaton se njohuritë dhe aftësitë profesionale të z. Hako konsiderohen në dobishme. Ndaj gjykata konfirmon se ekspertë do jenë këta të tre. Bazuar në aktet që do ju vendosen në dispozicion janë aktet mjeko ligjore, pamjet filmike të ndodhura në dosje. Gjykata urdhëron të përcaktohet pozicioni i cdo qitesi që ka qëlluar mr armë zjarri. Të përvaktohet drejtimi dhe këndi i qitjes. Të caktihet distanca mes Pjerin Xhiëuvani vikrimës me secilin nga qitësit . Të rihetohet vendngjarja . Të përcaktohet distanca me secilin nga qitësit me rë dëmruarit e tjerë. Lidhur me kohën e nevojshme që ju duhet ekspertëve për kryerjen e detyrave gjykata pyet sa kohë ju duhet?
Eksperti Artan Rexhepi: Dihet cilat janë palët përballë , për të shkruar e për të rihetuar ngjarjen pra duhet rindërtuar ngjarja. Na duhen dy muaj
Eksperti Hako: gjykata duhet të marrë masa kur të shkojmë për rindërtimin e ngjarjes. Se duhet të shkojmë në Elbasan. Dhe dihet që rindërtimi kërkon kohë. Kërkojmë dy muaj kohë
Gjykata nisur dhe nga shqyrtimi i afateve procedurale vendosi të shtyjë seancën për kryerjen e akt ekspertimeve në datë 9 prill ora 12:30. Gjykata njofton policinë e Elbasanit dhe drejtorinë e përgjithshme të policisë që t’ju garantojë masat për kryerjen e eksperimentit dhe të ndërtimit të ngjarjes.
Top Channel