Ujë nga qielli! I moshuari në Malësinë e Madhe grumbullon ujin e shiut nga çatia dhe e përdor për…
18/03/2024 12:29
Në mungesë të çdo lloj furnizimi me ujë, Dedë Preçeta, 78 vjeç ka sajuar përmes tubave këtë metode për të grumbulluar ujin e çatisë së shtëpisë që vjen nga reshjet e shiut, që me pas ta përdorë për nevojat e ndryshme shtëpiake.
Në fshatin Aliaj, në Malësinë e Madhe, vetëm 200 metër larg rrugës nacionale Shkodër–Hani i Hotit, janë dhjetëra familje që nuk janë përfshirë ndonjëherë në projektet për furnizim me ujë sepse nuk kanë as tubacione.
Ujin për ta konsumuar por edhe për nevojat e tjera e blejnë.
Vite me parë, ujësjellësi investoi në rrjetin e ri të shpërndarjes, por linja shkoi deri 500 metër larg banoreve të kësaj zonë dhe pastaj mbeten të përjashtuar nga furnizimi më ujë.
Top Channel