Pas rreth 5 muajsh komisionet parlamentare iu rikthyen sot normalitetit me debatin dhe miratimin e projektligjeve.
Por edhe në mbledhjen e parë të Komisionit të Ligjeve, nuk munguan përplasjet mes deputetëve.
Pjesë nga debati:
Tonin Gogu: Ju vini nga një aksion i mahnitshëm opozitar, për të cilin falënderoj vetëm Bardhin, i cili shkoi, ju gjeti, ju mori, ju solli dhe bëri shumë mirë që ne të debatojmë.
Xhemal Qefalia: Ka të drejtë toni.
Sula e kundërshton nga vendi.
Toni Gogu: Në fakt jo ty, ti ke të drejtë. Ti je akoma rrugë humbur.
Asllan Dogjani: Je dele e Edi Ramës ti, more vesh apo jo.
Klotilda Bushka: Ti dëgjojmë të gjithë kolegët.
Gogu: Zoti Dogjani, s’të përmenda. Mund të më thuash cila ishte fyerja ime? Të lutem!
Asllan Dogjani: Mos na Fyej.
Toni Gogu: Fyerjet po i zë ti në gojë. Kujdes! Me shumë kujdes!
Asllan Dogjani: Ore vazhdo me procedurën, s’ke punë me ne.
Gogu: Të lutem mos më dhuno, jam në hapësirën time rregullative për të diskutuar. Pse kërceni?! Ne ju dëgjojmë. Shumë që keni ardhur, të debatojmë.
Xhemal Qefalia: Nuk ia hiqni dot meritën Bardhit.
Top Channel