Rikthehen “Kooperativat”! Fermerët në Kafaraj bashkohen si dikur, për luleshtrydhen

18/03/2024 12:23

17 fermerë të zonës së Kafaraj në njësinë administrative Frakull kanë krijuar prej gati një viti kooperativën e parë në këtë zonë në kultivimin në 13 hektarë sera me luleshtrydhe.

Albano Troka është një prej pjesëtarëve që zotëron 3 ha sera.

“Kjo është një risi për këtë zonë pasi fermerët bëhen bashkë për të pasur më shumë prodhim dhe kujdes të shtuar të luleshtrydhes për një produkt të sigurt eksporti brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh fermeri Albano Troka.

Por kjo iniciative është pasuar me një tjetër projekt. Këtë vit kjo kooperative po zbaton përkujdesjen e bimës së luleshtrydhes nëpërmjet luftës biologjike (insektet luftojnë insektet e dëmshme) duke eliminuar pesticidet dhe kimikatet dhe duke marrë një produkt të shëndetshëm dhe bio që është edhe garancia për shitje në tregun e huaj.

Përsa i përket prodhimit në një sezon sasia e luleshtrydheve shkon ne 8000 ton ndërsa kanë si destinacion tregun elitar perendimor si ne Gjermani, Austri, dhe vendet skandinave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA