Një 33-vjeçar është vënë në pranga pas katër vitesh, pasi më 8 janar të vitit 2020 ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetasi.
Plumbat nuk kanë dëmtuar objektivin, por kanë vrarë qenin, i cili ndodhej në oborrin e banesës.
Pas informacioneve që iu dhanë policisë, autori me iniciale N. K., u vu në pranga.
Gjykata e Apelit e Shkodrës i ka caktuar më parë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Vrasja me dashje e kafshës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel