Presidenti rus, Vladimir Putin ka organizuar një tubim kushtuar 10 vjetorit të ribashkimit të Krimesë me Rusinë.
Gjatë fjalimit Putin tha se Krimea nuk është thjesht territor i rëndësishëm strategjik, duke u shprehur se njerëzit nuk e kanë ndarë kurrë veten nga Rusia.
Putin e cilësoi Krimenë si “krenarinë dhe historinë” e Rusisë.
“Krimea nuk është thjesht një territor i rëndësishëm strategjik; nuk është vetëm historia jonë, traditat tona dhe krenaria e Rusisë. Më e rëndësishmja, Krimea është populli: populli i Sevastopolit dhe populli i Krimesë. Ata janë krenaria jonë!”-tha lideri rus.
Putin theksoi se këta njerëz e kanë ruajtur besimin e tyre ndaj Rusisë përgjatgjatë dekadave.
“Ata nuk janë ndarë kurrë nga Rusia dhe pikërisht kjo ka bërë të mundur që Krimea të kthehet në familjen tonë të përbashkët”, përfundoi ai.
Dje, Putin shpalli fitoren në zgjedhejt presidenciale të Rusisë ku ishte kandidati i vetëm. Zgjedhjet nuk u pranuan nga ndërkombëtarët të cilët e cilësuan procesin zgjedhor si plotësisht të kontrolluar nga Kremlini. I vetmi që e uroi për ‘fitoren’, ishte presidenti kinez, Xi Jinping.
Top Channel