Largohet nga banesa 16-vjeçarja në Vlorë, babai denoncon në polici zhdukjen e vajzës
18/03/2024 15:27
Një vajzë 16-vjeçare është larguar nga banesa e saj në fshatin Kaninë të Vlorës.
Lidhur me ngjarjen, babai i të miturës, V.I., ka bërë denoncimin në policinë e Vlorës.
“Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi V. I., banues në fshatin Kaninë, i cili ka kallëzuar se prej datës 16.03.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij 16-vjeçe”-njofton policia.
Policia thotë se po kërkohet për gjetjen e vajzës.
Top Channel