Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka dërguar sot një mesazh presidentit rus Vladimir Putin, duke e uruar për rizgjedhjen e tij, njoftoi agjencia e lajmeve KCNA e vendit.
Putinin e uruan edhe liderët e Venezuelës, Nikaraguas, Kubës dhe Bolivisë dhe Kinës.
Vladimir Putin , i cili u rizgjodh dhe do të qëndrojë në Kremlin edhe për gjashtë vite të tjera , sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve presidenciale pa opozitë, skicoi portretin e një Rusie që “forcohet” nga fitorja e tij dhe nuk do të jetë e “frikësuar” nga kundërshtarët e saj.
Njeriu i fortë i Kremlinit, në pushtet për gati një çerek shekulli, mori më shumë se 87 për qind të votave me 98 për qind të qendrave të votimit të integruara, njoftoi agjencia e lajmeve RIA, duke cituar komisionin zgjedhor. Kjo është përqindja më e lartë që ka marrë ndonjëherë, pas një procesi zgjedhor në të cilin opozita u mënjanua.
Top Channel