![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/01/rama_sd-9-800x450.jpg)
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi sot ligjin për Zonat e Mbrojtura.
Në reagimin e bërë nëpërmjet rrjetit social “X”, Tabaku paralajmëroi se ligji do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Duke e konsideruar si hap pas në procesin drejt anëtarësimit në BE, deputetja tha se dekretimi i këtij ligji është mundësi e humbur për të pasur një debat publik dhe proces të rregullt ligjor.
“Dekretimi Ligjit të Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik & proces ligjor të rregullt! Ai përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetuës & kundër trashëgimisë sonë natyrore. Tanimë ligji do shkojë në GJK!”– shkruan Tabaku.
Dekretimi Ligjit të Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik & proces ligjor të rregullt! Ai përbën një hap pas në procesin e përafrimit me BE, kundër Kushtetuës & kundër trashëgimisë sonë natyrore. Tanimë ligji do shkojë në GJK!
— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) March 18, 2024
Top Channel