Ndërkohë që Izraeli ka intensifikuar sulmet në zonën Rafah të Gazës jugore, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për të pasur kujdes spitalet.
Në një deklaratë të bërë nga drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kërkuar që të ketë kujdes të madh për spitalin Al-Shifa në veri të Gazës ku po rrezikohet jeta e punonjësve të kujdesit shëndetësor.
“Spitalet nuk duhet të jenë kurrë fusha beteje. Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për situatën në spitalin Al-Shifa në veri të Gazës, i cili po rrezikon punonjësit e kujdesit shëndetësor, pacientët dhe civilët.”– shkruan në rrjetin social “X, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus .
“Spitali vetëm kohët e fundit ka rikthyer shërbimet minimale shëndetësore. Çdo armiqësi apo militarizimi i objektit vë në rrezik shërbimet shëndetësore, aksesin në autoambulanca dhe dërgimin e furnizimeve jetëshpëtuese”, shtoi numri një i OBSH-së, i cili më pas përfundoi: “Spitalet duhet të të jenë të mbrojtur. Pushoni zjarrin!”.
Më herët ushtria izraelite dhe Shin Bet njoftuan se në operacionin në kompleksin spitalor Shifa në qytetin e Gazës u vra Faiq Mabhuoch , kreu i operacioneve të sigurisë së brendshme të Hamasit.
Top Channel