66-vjeçari le pa drita ‘gabimisht’ gjithë fshatin në Shkodër, nis procedimi në gjendje të lirë

18/03/2024 10:53

Një 66-vjeçar nga fshati Shelqet në Shkodër, ka lënë të gjithë bashkëfshatarët e tij pa energji elektrike… gabimisht.

Policia bën me dije se ndaj tij ka nisur procedim në gjendje të lirë, pasi teksa ka prerë një pemë, trungu i saj ka rënë mbi telat e energjisë dhe i ka këputur ata.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ç. H., 66 vjeç, banues në fshatin Shelqet, pasi dyshohet se ka prerë një pemë që ka rënë mbi telat e energjisë elektrike, dhe si pasojë kanë mbetur përkohësisht, pa këtë shërbim, banorët e fshatin Shelqet”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA