Tiranë/ Të dehur në timon dhe kundër rregullave të qarkullimit, në pranga pesë shoferë dhe katër të tjerë nën hetim

17/03/2024 10:10

Në javën që lajmë pas në kryeqytet janë arrestuar pesë persona, pasi u kapën të dehur në timon apo shkelën rregullat e qarkullimit.

Katër persona të tjerë u vunë nën hetim pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Ndërkohë janë vendosur 9,389 gjoba, konkretisht:

-59 masa për xhama të zinj;

-605 masa për tejkalim shpejtësie;

-188 masa për parakalim të gabuar;

-226 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;

-322 masa për mos vendosje rrip sigurimi;

-140 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;

-411 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve;

-14 masa për mosrespektim të tabelës “Stop”;

-34 masa ndaj këmbësorëve;

-6 268 masa për qëndrim të gabuar;

-1 515 masa të ndryshme.

Pezullime dhe bllokime:

-1 rast për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;

-6 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara;

-2 raste për shkelje të tjera;

-8 automjete janë bllokuara (për detyrime të pashlyera dhe për mungesë dokumentacioni).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA