Kryeministri Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së në Durrës u shpreh se fitoi zgjedhjet për shkak të reformës në drejtësi dhe se“ s’ka shans që kjo parti të kthehet nga flamur mbajtjes të reformës në drejtësi në flamur grisje së kësaj drejtësie”.
Rama: Shqipërie fitoi zgjedhjet duke premtuar reformën në drejtësi dhe e bëri atë që tha. S’ka shans që kjo parti të kthehet nga flamur mbajtjes të reformës në drejtësi në flamur grisje së kësaj drejtësie. Do i mbajë lart duart e pushtetit nga punët e pavarura të drejtësisë, kush pretendon të kundërt, është aq i mllefosur me PS-së sidomos me mua personalisht sepse fitojmë sa herë që na vjen përballë, nuk pranojnë dot që kjo parti po bërë histori në drejtësi, do zgjidhet pa dilema nga shumica absolute. Nuk kishte asnjë pazar apo marrëveshje mes askujt për zgjedhje, përveç ripranimit të marrëveshjes, së shkruar në kushtetutë, nga ata që u përpoqën të merrnin kuvendin.
Historia e 10 viteve e gjysme përfshirë edhe aksion opozitar të muajve të fundit me kërcënime dhe me flakadanë duhet ti mësoj të gjithë se çfarë nuk ia merr dot me zgjedhje të lira, nuk ia merr asnjë me asnjë formë të abuzimit. Ne kemi në dorë të respektojmë të drejtat që i jep kushtetua e ligjit, këto dy komisione hetimorë që u ra dakord të votohen, mund ti kishim votuar me kohë me vakt nëse nuk do ishin kërkuar qorrazi nga jashtë ajo kornize.
Halli i tyre nuk ishin komisionet hetimore, prej kohësh unë i kursej siç nuk kam bërë kurrë më parë, fjalën, kohën për të komentuar bëmat e tyre. Nuk dot harxhoj as sot kohën të komentoj pse dolën nga shinat, Kjo kohë e re e Shqipërisë nuk ka kohë të humbë me ta, ne kemi detyrën të jemi në lartësinë e kësaj kohe, të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vetë me çdo dru të shtrembër në radhët tonë, ta qeverisim sa më mirë këtë vend, duke garantuar pathyeshmërinë e progresit.
Top Channel