Policia e Shkodrës ka ndaluar një mjet të blinduar, që drejtohej nga Leonard Gjeka. Pas verifikimeve të para, ka rezultuar se Gjeka qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent për mjetin e blinduar.
Ndaj tij u vendos gjobë si dhe u bllokua mjeti tip “Audi”.
Kujtojmë se më herët një tjetër mjet i blinduar u ndalua nga policia e Shkodrës, i cili i përkiste Safet Bajrit.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.
Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi Leonard Gjeka, banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor. Gjithashtu, u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Audi” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.
Top Channel