Merr flakë një lokal në Radhimë! Zjarrfikësit në vendngjarje, shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike
17/03/2024 20:55
Një lokal bar në plazhin e Radhimës që shërben gjatë sezonit veror ka marrë flakë gjatë mbrëmjes së sotme.
Zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë së Orikumit kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, të cilat kanë djegur pjesën e verandës që shërbente në sezonin veror për pushuesit.
Sipas policisë dyshohet se shkaku i zjarrit është një shkëndijë elektrike.
Top Channel