Kryeministri Edi Rama foli në mbledhjen e Asamblesë së PS-së edhe për paktin e fundit në Kuvend me Rithemelimin.
“Mazhoranca duhet ta vendosë në komisionin e ligjeve për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfiduat e anëtarësimit në BE dhe reformave që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë. Për vendin ky është një moment kur reformat po japin rezultate. Ky është momenti për të mos u ndalur, për të rritur shpejtësinë duke nxitur një dallgë të re reformash. Kjo shkon në një linjë me kërkesat e fazës së re të integrimit evropian. Suksesin e bisedimeve për anëtarësim në BE”, tha Rama.
“Më vjen mirë që Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e mureve të fundit dhe së paku fjali do të rikthehet në vend të dhunimit të saj. Rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar. Shumica jonë kuvendore duhet ta vendosë në komisionin e ligjeve për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfiduat e anëtarësimit në BE dhe reformave që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë. Bisedimet për anëtarësim nuk janë vetëm të qeverisë. U fol për pazare, për trembje të socialisteve nga SPAK. Të gjitha janë broçkulla për të treguar sesa të vështirë e ka një pjesë e shoqërisë e yshtur nga ata që dëgjon dhe ndjek në politik dhe media të kuptojë ose pranojë se PS e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri”, tha Rama.
Top Channel