Një i ri shqiptar është dënuar me 5 vite burg pasi u kap teksa transportonte kokainë dhe heroinë që kapte një vlerë deri në 200 mijë paund.
Bëhet fjalë për Edlir Gjokën, 21 vjeçarin i cili kishte mbërritur në Britani të Madhe ilegalisht në janar të vitit 2023 dhe vetëm 3 muaj më vonë ra pre e kriminelëve që e përfshinë në prodhimin dhe trafikun e drogës.
Ai u kap teksa drejtonte një automjet të marrë me qira dhe me vete kishte 635 paund. Gjatë kontrollit iu gjetën 2 paketime me kokainë që peshonin më shumë se 1 kg. Gjithashtu u gjet edhe 1 kg kokainë.
Avokati i shqiptarit tha se i riu u kishte borxh personave që e kishin ndihmuar të hynte ilegalisht në vend, duke theksuar se 21 vjeçari nuk kishte ardhur në Britani të Madhe me qëllim që të përfshihej në skemën e trafikut të drogës.
Top Channel