Tentoi të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë, arrestohet 38 vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI)

16/03/2024 11:48

Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Vaut të Dejës pasi tentoi të vriste duke përpplasur me makinë nënë e bir.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme (15 mars) kur Mersin Mlloja teksa qarkullonte me makinë në Bushat ka tentuar të vrasë 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët po ecnin në trotuar.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e automjetit që drejtonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA