Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet e projektit Lungomare 3 që pritet të lidhë përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin duke krijuar shtigje për këmbësorët, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh.
I shoqëruar nga kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, Rama pati edhe disa sugjerime për ngjyrat, duke propozuar lyerjen me ngjyrën rozë apo blu të objekteve të caktuara.
“Parmakët duhen lyer me një ngjyrë të fortë, ndonjë rozë të fortë apo bojëqielli që të dalë si vepër arti ajo”– u shpreh Rama.
Gjatë inspektimit, kryeministri pati edhe disa batuta me disa prej qytetarëve të cilët po laheshin në det.
Qytetarët: O gjigand, hajde provoje njëherë
Rama: I kemi ndarë punët, se po të vij edhe unë atje, nuk ka kush bën këto këtu, kupton
“Vlorë – Vijojnë punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin, duke krijuar shtigje këmbësore, hapësira mbrojtëse nga uji e zgjerim plazhesh, përmes molesh të vendosura edhe si infrastrukturë për varkat a për pushuesit, një bajpas të ri paralel me dy segmente të rrugës ekzistuese që kthehen në pedonale, rikualifikim të godinave në bashkëpunim me pronarët privatë, në funksion të një transformimi shembullor 10.7 kilometrave aks turistik”– shkruan Rama në videon e publikuar në facebook.
Top Channel